
Gazetari Milaim Zeka ka folur me superlativa në Off the Record për punën e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit.
I ftuar në emisionin e gazetarit Andrea Danglli, Zeka u shpreh se dikur në Shqipëri ligjin në Shqipëri e bënin kriminelët, teksa tashmë me SPAK ka një rreze shprese.
“Opozita në rastin konkret po mbështet pozicionin e Ramës duke sulmuar atë dhe drejtësinë e cila po vepron dhe kam thënë që nëse mos ekzistonte SPAK nuk do kaloja as me avion. Shqipëria ishte shndërruar në vend mafioz, ku kriminelë bënin ligjin dhe njerëzit kanë pasur frikë që ta vizitojnë Shqipërinë. Unë e shoh një injeksion shpirtëror për të ardhmen që ngjall shpresë. Ministrat ishin bërë të paprekshëm. Të gjithë e dinin që paratë e taksapaguesve po vidheshin dhe po kalonin në banka jashtë. Për fat të keq, hetuesit shihnin paratë e mërgimtarëve”, u shpreh Zeka. (A2 Televizion)
