Fitoi zgjedhjet në Bashkinë e Vlorës, Brunilda Mersini merr nesër detyrën

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2025, 19:28 | Politikë

Fitoi zgjedhjet në Bashkinë e Vlorës, Brunilda Mersini merr

Ceremonia e shpalljes së vlefshmërisë së mandatit dhe marrja zyrtare e detyrës së Kryetares së zgjedhur të Bashkisë së Vlorës, znj. Brunilda Mersini, do të zhvillohet nesër, në orën 10:00, në Teatrin “Petro Marko”.

Mersini kandidoi me siglën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e pjesshme lokale për Bashkinë e Vlorës dhe arriti të fitojë përballë 2 kandidatëve të pavarur, Dijonis Sotës të mbështetur nga PD dhe Gjergji Nikës.

Kujtojmë se në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 9 nëntor 2025 në Vlorë, kishte një pjesëmarrje të ulët, në shifrat 12.5%, shkruan A2 CNN.

Mersini, por edhe Partia Socialiste e justifikuan këtë pjesëmarrje të ulët me motin e keq dhe me reshje shiu, që mbizotëroi atë ditë në qytetin e Vlorës.

Fitoi zgjedhjet në Bashkinë e Vlorës, Brunilda Mersini merr (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos