Ministri i Jashtëm gjerman viziton Tiranën, ja data dhe agjenda

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2025, 15:28 | Politikë

Ministri i Jashtëm gjerman viziton Tiranën, ja data dhe agjenda

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë ditën e hënë më 17 Nëntor.

A2 CNN mëson se ministri Wadephul do të mirëpritet në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme nga Ministrja Spiropali në orën 15.30.

Ministria e Jashtme njofton se pas takimit bilateral, të dy Ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në mjediset e MEPJ, prej orës 16.30, deri në 17.00.

Ministria e Jashtme njofton se gazetarët pjesëmarrës duhet të jenë të pranishëm në MEPJ, 1 orë përpara fillimit të konferencës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos