Projekt-vendimi për ngritjen e komisionit anti-korrupsion kalon në Parlament me 74 vota pro dhe 6 kundër. Në momentin e votimit, deputeti demokrat Gazment Bardhi doli jashtë sallës së Kuvendit.
Ndërsa, deputetët e opozitës që morën pjesë në votim ishin Ervin Salijani, Lindita Metaliaj, Elda Hoti, Agron Shehaj, Ilda Dhori dhe Albana Vokshi.
Kujtojmë se Komisioni i Posaçëm Anti-korrupsion do të ketë 11 anëtarë. Afati fillestar për të do të jetë 10 muaj dhe anëtarët do të jenë kryetarët dhe zv/kryetarët e katër komisioneve të përhershme parlamentare dhe ata të Këshillit të Integrimit Evropian.
Pritet që këtë Komision të Posaçëm ta drejtojë Fatmir Xhafaj.
(A2 Televizion)