PD-ja s’do të marrë pjesë në superkomisionin antikorrupsion! Basha: Manovër elektorale

Nga A2 CNN
30 Maj 2024, 10:30 | Politikë

Partia Demokratike ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e super komisionit antikorrupsion të miratuar në Kuvend me votat e socialistëve.

Në një deklaratë për mediat, para Kuvendit, kryetari Lulzim Basha e quajti këtë komision një manovër elektorale. Për Bashën, mazhoranca nuk ka interes që të forcojë SPAK, por synon intimidimin e saj.

“Siç e paralajmërova është e qartë se nuk është gjë tjetër veçse një manovër elektorale. Një komision që nuk është komision, emrat janë përcaktuar, përpjekje për të larë manovrat e kësaj qeverie. Kjo mazhorancë s’ka interes të ndihmojë dhe forcojë SPAK, por po bën gjithçka për ta rrethuar, dobësuar, intimiduar. S’ka arsye për SPAK të ekzistojë nëse do kishim korrupsionin e Ramës. SPAK ka lindur si nevojë për shkak të korrupsionit të kësaj qeverie. Ne kemi bërë propozim konkret, votoni amendamentet për SPAK dhe jemi gati për të bashkuar votat për të votuar amendamentet që fuqizojnë SPAK. S’kanë vullnet për të luftuar korrupsionin. PD-ja s’mund të jetë pjesë e lojërave të fjalës së Ramës”, tha Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos