“Mos më drejto gishtin. Turp të kesh ti”, Koçiu debat të ashpër me Nokën

Nga A2 CNN
9 Tetor 2025, 11:40 | Politikë

“Mos më drejto gishtin. Turp të kesh ti”, Koçiu

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, dhe deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, patën një debat të ashpër në sallën e Kuvendit.

Noka tha se ministrja po gënjente për çështjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, shkruan A2.

Ministrja iu përgjigj: “Nuk më intimidoni dot. Kjo gjuhë e juaja ka krijuar këtë ngarkesë. Je duke drejtuar gishtin, turp të kesh ti! Se me kaq vite sa ke ti në Parlament, nuk duhej të fliste kështu”.

Teksa e paralajmëroi disa herë Flamur Nokën për gjuhën e përdorur, kryeparlamentari Niko Peleshi i ka hequr të drejtën e fjalës në Kuvend deputetit demokrat.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos