Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Nga A2 CNN
12 Maj 2025, 04:37 | Politikë

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga

Numërimi i votave ka nisur në të gjithë Shqipërinë dhe ka ecur me ritme të kënaqshme në disa prej qarqeve kryesore. Sipas të dhënave më të fundit, të atashuara në faqen e KQZ-së, rezulton se deri në orën 04:30 janë numëruar 637 nga 5225 qendra votimit në total.

Partia Socialiste kryeson në rang vendi, pasi ka grumbulluar deri më tani 81.923 vota (53.74%), përkundrejt 51152 votave (33.56%) që ka arritur të marrë koalicioni i Partisë Demokratike.

Forcë e tretë në rang vendi është Partia Socialdemokrate, e drejtuar nga Tom Doshi. PSD deri më tani ka marrë 5910 vota, ose 3.98 përqind.

Nuk mbetet shumë larg tyre koalicioni Nisma-Shqipëria Bëhet, të cilët kanë marrë 5418 vota (3.55%).

Në vendin e pestë në renditje në rang kombëtar është Partia Mundësia me 3755 vota, ose 2.46% e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos