“Motra ime e dashur Giorgia Meloni…” Rama në konferencën për Ukrainën: Të gjitha rrugët të çojnë në Romë

Nga A2 CNN
10 Korrik 2025, 16:03 | Politikë

“Motra ime e dashur Giorgia Meloni…” Rama në

Në fjalimin e tij në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, që u zhvillua në Romë, kryeministri Rama u shpreh se kishte premtuar të fliste “në mënyrë të pazakontë shkurt”, ndërsa falënderoi Kryeministren italiane Giorgia Meloni për organizimin, duke e quajtur atë “motrën e tij të dashur”.

“Motra ime e dashur Giorgia Meloni i kujtoi të gjithëve sot se të gjitha rrugët të çojnë në Romë. I dashur Antonio, ka qenë një përvojë e shkëlqyer, një udhëkryq gëzimplotë, kaotik dhe i paqtë që keni organizuar këtu për t’i treguar të gjithëve se nuk ka një vend më të sigurt se Italia”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se të gjitha protokollet e sigurisë janë të pakuptimta në një vend si Italia, duke iu referuar edhe pranisë së Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky: “Jam i sigurt që edhe Volodymiri e ka shijuar morinë e humanizmit këtu, ku të gjithë truprojat e tij për herë të parë që prej luftës janë ndjerë të padobishëm.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos