Mungoi në Këshillin Kombëtar të PD, Salianji reagon për A2 CNN: Ja pse nuk mora pjesë

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2025, 18:30 | Politikë

Mungoi në Këshillin Kombëtar të PD, Salianji reagon për

Ervin Salianji nuk ka marrë pjesë këtë të mërkurë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Në një reagim për gazetarin e A2 CNN, Anesti Barjamemaj, Salianji ka ironizuar duke thënë se nuk ka marrë pjesë pasi do të shmangte vëmendjen nga “skandali Rama-Balluku dhe skandali i AKSh-it”.

“Sot nuk mora pjese me mbledhjen e KK qe mos t’iu jap mundësi ta shmangin vëmendjen nga skandali Rama-Balluku dhe skandali i AKSh-it”, tha Salianji.

Dy ditë më parë, Salianji mori pjesë në kryesinë e PD-së ku pati përplasje të forta me Flamur Nokën. Pas përfundimit të takimit, Salianji u shpreh në një deklaratë për mediat se brenda kryesisë vëmendja u përqendrua tek ai dhe jo tek skandalet e qeverisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos