Mbi 1 orë në SPAK, Nallbati: Isha për konfliktin e stisur nga Niko dhe çerrat e tij

Nga A2 CNN
27 Tetor 2025, 10:21 | Politikë

Mbi 1 orë në SPAK, Nallbati: Isha për konfliktin e stisur nga

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbani u paraqit mëngjesin e kësaj të hëne në SPAK.

Pas më shumë se 60 minutash ligjvënësi opozitar la ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Për mediat, Nallbati zbuloi se ka dhënë një deklaratë si person në dijeni për konfliktin fizik me shoferin e një kamioni, ku ai dhe vëllai i tij Altin Nallbati, u përfshinë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Nallbati tha se ky konflikt ishte stisur nga kryeparlamentari Niko Peleshi, i cili ishte drejtues i Partisë Socialiste për qarkun e Korçës asokohe.

“Erdha të inspektoj si janë kushtet. Sa i përket çështjes sime isha për të sqaruar situatën e konfliktit banal dhe të stisur nga Niko dhe çërrat e vetë në fushatë me synim cenimin e imazhit tim dhe cenimin e procesit zgjedhor. Kaq ishte e gjithë. U deklarova si person në dijeni”, tha Nallbati pasi la ambientet e SPAK. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos