
Rama dhe Berisha e mbyllën pazarin për kodin zgjedhor, ndërsa lajmin e dha Balla. Kështu u shpreh kreu i PDK-së, Nard Ndoka në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, sipas të cilit dy liderët kanë rënë dakord që t’i dëmtojnë edhe financiarisht partitë e vogla edhe në të ardhmen.
“Këta nuk duan t’i ndryshojnë, kam informacione, në momentin që ulen doli Taulanti foli në emër të dy partive politike, kam 13 vjet në politikë. Pse nuk ka zë te PS? Është mbyllur ai pazar kanë rënë dakord që për t’i dëmtuar edhe në aspektin financiar këto partitë, pluralizmin. Këto që janë sot dhe të tjerët që do futen nesër. I marrin këta si vëzhgues. Nuk mund të jetë zotëria (Redi Muçi) vëzhgues se nuk je në OKB këtu, por këta duan t’i zhvlerësojnë, edhe mendimin edhe fuqinë, edhe të drejtën e votës, edhe përfaqësimin që ti e fiton këta nuk ta japin”.
Sipas tij qytetarët prisnin një opozitë luftarake për manipulimin e zgjedhjeve dhe tani del një kazuë tjetër për të mbrojtur vendin nga Rama e Berisha.
“Nuk mund të thotë lideri i opozitës kauza e manipulimi i zgjedhjeve, sot thotë senati. Lideri i opozitës duhet të flasë për gjëra madhore. Gjithë qytetarët prisnin sot një opozitë luftarake, ne na del një kauzë tjetër; që duhet të mbrojmë vendin nga këta të dy personazhe që po i bëjnë gropën vendit. Ne kemi blerë kostume doku për protesta”.
Ndoka thekson se PD duhet të kishte propozuar një model zgjedhjesh, ndërsa vetë propozon modelin maqedonas.
"Ajo që shoh është era e pazareve. Në momentin që je pjesë e një koalicioni është rregull minal që të ftosh aleatët. Edhe kolegët e mi kanë të njëjtin shqetësim. Pastaj edhe mungesa e debatit publik. Kemi hequr balotazhin për t’i dhënë goditje votës e qytetarëve. Modeli maqedonas 6 rajone të barabarta, ne kemi 12 jo të barabarta dhe me 20 mandate për qark dhe heq ngarkesën e bandave. Ka ligj përfaqësimi, këto bëhen me studim, jo si ti teket liderit te mazhorancës dhe e pranon i opozitës”.
(A2 Televizion)
