Sula: Po të mos merrja unë 2.500 vota në Peqin në 2009, Berisha s'do ishte kryeministër

Nga A2 CNN
29 Tetor 2025, 21:42 | Politikë

Gjatë debatit për Kodin e ri Zgjedhor në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, ish-deputeti demokrat Dashnor Sula tha se votat e marra prej tij në Peqin, e kanë nxjerrë Sali Berishën kryeministër në zgjedhjet e vitit 2009.

Sula mbrojti idenë e rikthimit të sistemit mazhoritar, pasi sipas tij do të sillte një shpërndarje më të drejtë të votës.

“Që t’ia thuash, ta ndihmoj unë Tedin. Po të mos kisha marrë unë atje në Peqin 2500 vota para PS-LSI. Po mos kisha marrë unë 2500 vota do kishim 77, do kishim ik. Se dolëm në të gjithë qarkun humbës.  Po ta kishte rrëzuar Kolegji Zgjedhor mandatin e Beratit ne ikëm ne. I kam sjell partisë time vota me kosh për të fituar”, tha Sula në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN.

Teksa vijoi të përplasej me ish-kandidatin për deputet të PD në Shkodër, Sula tha: “Thelbi aty është niset nga sistemi. Niset nga makina, çfarë makine ke. Nëse ti vete me qerre dhe ai me Fiat, e ka fituar garën ai. Ore ka rëndësi makina jo piloti. E di ti që kam qenë i pari unë në qarkun e Elbasanit, në Primare dhe s’më futën fare. Ti pse s’u fute dhe pse ke dalë i dyti. E ka kryetari i joti dhe i imi more fajin, s’e kanë shqiptarët. Shqiptarët e shkretë votojnë, besojnë te logo dhe sigla e PD, është e dashur për shqiptarët, por frymorët që janë aty e deformojnë.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos