Për kreun e Demokristianëve, Nard Ndoka tryeza e diskutimeve ku do të ulen PD dhe PS për Kodin e ri Zgjedhor dhe ndryshimet Kushtetuese, do të prodhojë një rezultat të parë gjatë 12 viteve, talljen e Edi Ramës me opozitën.
Ndoka tha në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN se edhe këtë herë kreu i mazhorancës do të tallet keq me Sali Berishën, ashtu siç sipas tij kishte bërë me Lulzim Bashën, madje duke pasur në tryezë si garantorë edhe faktorin ndërkombëtar.
“Ky kod zgjedhor është antikushtetues që vota e qytetarë shqiptarë nuk ka të njëjtën peshë si në Shkodër, si në Tiranë si në Vlorë. Edhe kjo është problemi shumë i madh. Atëherë kur t'i hap një debat politik publik që të flasin të gjithë dhe sheh formën pse ju duhet senati. Partia Demokratike a do të mbrojnë standardin e zgjedhjeve apo do të mbrojnë pazaret e veta? Ky është një moment shumë i rëndësishëm. Pra Partia Demokratike sot duhet të bëjë një front të zgjeruar opozitar me sa më shumë aleatë të mundshëm. E cila është garancia që po i afron standarde? Po i afron edhe ato parti politike që kanë marrë 50.000 vota dhe kanë një mandat. Kjo është shkelja e rëndë e Kushtetutës për mua. Po flas për një element të demokracisë funksionale dhe përfaqësuese. Pra ato nuk përfaqësohen se ti nëpërmjet ligjit i ke vendosur pengesa. Ti nëpërmjet ligjit ja ke vjedhur në mënyrë ligjore votat, përfaqësimin e qytetarëve shqiptarë. Edhe një opozitë e ndershme i rregullon këto standarde, madje ju kërkon edhe falje atyre që e kemi bërë këtë gabim në 2008-ën. Çfarë na garanton ne që Edi Rama futet në proces me Partinë Demokratike edhe në finish nuk përdor ato vota që i ka sot në parlament që nuk i ka pas asnjëherë, vetëm kur ja dhuroi Luli me ato korporatat e Jenisherët. Sot i ka të fituara. Po ka 83 vetë po ka edhe pesë gjashtë të tjerë që i ka të gatshëm. Po shohin a mund të kapin edhe nga një te PD-ja se e tillë është fryma aty. Për një copë drejtor ikën ata jo më në Parlament. Rama është mjeshtër i këtyre gjërave. Rama është mjeshtër për me i marrë, PD-ja ka mjeshtërinë e artë për t‘i larguar. Pra në momentin final Partia Demokratike jep ato opsionet e veta për propozimet e veta, Rama bën si ka dëshirë ai. Kjo është problemi. Edhe këtë do t'a bëjnë. Këtu do të jemi. Në qoftë se Edi Rama nuk do të tallet sërish si është tallë 12 vite me këto që i ul në tryezë, i ofron konsensusin. E patë me Lulzim Bashën garanci edhe faktorin ndërkombëtar”, deklaroi Ndoka në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.
(A2 Televizion)
