Ndryshime në drejtimin e 4 njësive administrative në Durrës

Nga A2 CNN
26 Shtator 2025, 11:14 | Politikë

Ndryshime në drejtimin e 4 njësive administrative në Durrës

Në përgjigje të interesit të mediave, bashkia e Durrësit ka njoftuar se kanë dhënë dorëheqjen administratorët e njësive administrative të Manzës, Sukthit, Ishmit, Katundit të Ri dhe Rrashbullit. A2 CNN mëson se të gjithë janë zëvendësuar me emra të rinj.

Administratorët e sapoemëruar janë: në Manzë Rejdi Shehu, në Ishëm Emirjan Bafti, në Katund të Ri Julian Marku dhe në Rrashbull Fiqiri Dema. Ky i fundit vjen nga radhët e Partisë Demokratike në atë zonë.

A2 CNN mëson gjithashtu se pas vlerësimit të performancës së gjithsecilit, vendimmarrja do të vazhdojë në ditët në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos