“Në Tiranë dhe jashtë Shkodre, nuk jemi gati për këtë lloj humori”. Flasin deputetët e PS që nuk do të jenë më në parlament

Nga A2 CNN
29 Maj 2025, 15:12 | Politikë

Socialistët që nuk fituan apo që nuk u bënë pjesë e listave të Partisë Socialsite, nuk shprehën asnjë lloj zhgënjimi me rikthimin e tyre në Parlament, madje disa prej tyre thanë se nuk e kanë mbyllur këtu karrierën politike.

“Nuk më vjen keq për asnjë gjë, PS bëri super rezultat”, tha Toni Gogu. “Unë i kam hyrë politikës për të shërbyer dhe shërbesa mund të vazhdojë në çdo kapacitet”.

Ndërsa deputeti Xhemal Qefalia, i cili mbeti jashtë listës së Tiranës për shkak të kuotave gjinore, u shpreh i qetë: “Është ligj që e kemi miratuar vetë”.

Jashtë Parlamentit mbeti edhe deputetja e Shkodrës, Edona Bilali, e cila tha se pavarësisht kësaj, karriera e saj politike nuk mbyllej këtij. Gjatë fushatës, Bilali u kritikua për një video të publikuar në rrjetet sociale, ku një aktor, në rolin e një të moshuari në shtratin e vdekjes, kërkonte edhe pak kohë vetëm që të votonte në zgjedhjet e 11 majit.

E pyetur nëse ndihej keq për atë video, të cilën vetë zonja Bilali e fshiu, ajo u përgjigj: “Mendoj që qartësisht në Tiranë dhe kryesisht jashtë Shkodre, nuk jemi akoma gati për këtë lloj humori”.

Lavdrim Krashi tha se nuk ka ndërmend të kthehet më në Angli, pasi nuk mori votat për të qenë sërish në Kuvend, ndërsa Etilda Gjonaj pranoi se i vinte keq, por falënderoi ata që e votuan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos