Nga Berisha, te Bardhi e Noka, Kuvendi përjashton me 10 ditë deputetët e PD

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2023, 16:47 | Politikë

Nga Berisha, te Bardhi e Noka, Kuvendi përjashton me 10 ditë

Sekretariati i Etikës përjashton me 10 ditë nga punimet e Kuvendit 6 deputetët e Partisë Demokratike për kaosin në seancën e së hënës. Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Albana Vokshi, Elda Hoti dhe Edi Paloka do të mungojnë në seancën e nesërme dhe të enjten e javës se ardhshme. 

Kujtojmë se seanca plenare e kësaj të hëne u shoqërua sërish me kakofoni, tymuese dhe kaos në sallën e Kuvendit.

Ajo përfundoi në më pak se 15 minuta pasi opozita vijoi aksionin të cilin thotë se nuk do ta ndalë deri në rikthimin e të drejtave të tyre kushtetuese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos