“Nga mungesa e ndriçimit në rrugë te ministrja artificiale”, kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë

Nga A2 CNN
8 Tetor 2025, 13:53 | Politikë

“Nga mungesa e ndriçimit në rrugë te ministrja

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë, ku në krah të kryeministrit Edi Rama ai tha është i interesuar për turizmin, kulturën, teknologjinë dhe inovacionin. Sipas tij qyteti po ecën në drejtimin e duhur, teksa vlerësoi kreun e qeverisë për evolucionin e vendit tonë në këto 25 vite; nga mungesa e ndriçimit në rrugë, te një ministre artificiale.

“Faleminderit që më lejuat që të shfaq këtu atë që kam shfaqur edhe në Nju Jork më të mirën e flamurit shqiptar. 25 vjet më parë ju kishit më pak se 100 drita rrugësh, ndërkohë që 25 vjet më pas në këtë udhëheqje shihni një komunitet që po ecën në drejtimin e duhur; nga mungesa e ndriçimit në rrugë te pasja e një ministreje artificiale duke kuptuar roli që do të luajë inteligjenca artificiale në të ardhmen e qytetit”.

Teksa bëri të ditur se në Nju Jork ndodhet komuniteti më i madh shqiptar jashtë Shqipërisë, ai njoftoi linjën direkte të Shqipërisë me Nju Jorkun, e cila do ti shërbëjë banorëve të të dy vendeve.

“Në Nju Jork kemi ndër komunitetin më të madh shqiptar jashtë Shqipërisë. Doja të vija dhe të mësoja mbi teknologjinë për mënyrën sesi ky kryeministër është kujdesur për evolucionin e këtij komuniteti. Erdha të flas për turizmin, për të parë sesi mund të ndihmojmë dhe për të shfrytëzuar jo vetëm muajt në detyrë por edhe më pas për të siguruar një linjë a direkte nga Nju Jorku në Shqipëri  se ndihmon banorët atje, por dhe këtu. 65 milionë turistë vizituan Nju Jorkun dhe dua që të rritet me vizitorë nga ky vend.

Doja të flisja për mënyrën si duhet marrë me çështjen e emigracionit në mbarë botën. Jemi angazhuar për të folur me zv.ministrat që kanë një portofol mjaft të gjerë, si përdorim disa prodhime të bëra këtu dhe atje. Do të inkurajoj, për të hedhur sytë nga ky vend për mundësi biznesi. E dyta kultura, është e domosdoshme të kuptojmë historinë tuaj. Dua të ftoj të rinjtë të vizitojnë Amerikën. Duhet të jemi bashkë që të përballemi me sfidat globale, si internetin. Nuk jetojmë më në një mjedis të veçuar, por ndajmë të njëjtat shqetësime dhe të njëjtin fat”.

Ai iu përgjigj edhe spekulimeve pse ndodhet në këtë vizitë në vendin tonë.

“Ka patur shumë spekulime pse jam këtu, por arsyeja është e thjeshtë, për të përshëndetur një mik, për të mësuar nga një mik dhe për të ndërtuar marrëdhënie që nuk do të na lejojë që të kemi ndasi. Ne do mësojmë nga njëri tjetri do të rritemi së bashku”, tha Adams. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos