Vota preferenciale për kandidatët ka nisur të numërohet dhe në qarkun e Kukësit.
Procesi i numërimit të votave për subjektet tashmë ka përfunduar në këtë qark dhe i ka ndarë mandatet 2-1 në favor të Partisë Demokratike.
Teksa Flamur Hoxha nga opozita dhe Eduard Shalsi janë të sigurt për mandatet e tyre, mandati i dytë në radhët e opozitës po shkon në drejtim të Elvira Pekës, e cila tashmë ka 2148 vota nga 28 kuti të numëruara, e ndjekur nga Isuf Çelaj. (A2 Televizion)