Ka nisur në qarkun e Shkodrës numërimi i votave preferenciale për kandidatët për deputetë.
Tashmë që janë numëruar 34 kuti nga 405 në total PD e cila ka siguruar 4 mandate nga lista e sigurt, të pestin e fut nga lista e hapur dhe më i votuari deri në këto momente është Lodovik Hasani me 1837 vota dhe ndiqet nga Gentian Ndoj dhe Bardh Spahiu.
Partia Socialiste do të duhet të kënaqet me 4 emrat në listat e sigurt, teksa 2 mandate të tjera i ka fituar PSD. (A2 Televizion)