Partia Demokratike ka thelluar avantazhin pas numërimit të të gjitha qendrave brenda vendit në qarkun e Lezhës. Rezultati është me diference afërsisht 2 mije vota: PD 29 484 vota, ndërsa PS 27 585 vota. Ndarja e mandateve për qarkun e Lezhës është 4 PD dhe 3 PS.
Megjithatë ky nuk është ende rezultati përfundimtar pasi nuk është numëruar ende çdo zarf me votën e diasporës. Diferenca prej rreth 2 mije votash mund të thellohet nga PD ose përmbyset nga PS, pasi deri më tani janë numëruar pak më shumë se 2 mijë vota nga 11 835 që janë kthyer në total për qarkun e Lezhës.
Ne parlament do të hyjnë Agron Gjekmarkaj dhe Elda Hoti për PD (në liste të mbyllur), si dhe Ulsi Manja dhe Ermal Pacaj për PS. Mandatet e tjera që dalin nga lista e hapur do të shpallen pas numërimit te votave për kandidatët. (A2 Televizion)