Nga pushimet në protesta, Berisha: Janë të vonuara, shqiptarët s’kanë rrugë tjetër përveç përballjes me Ramaduron

Nga A2 CNN
9 Korrik 2025, 13:34 | Politikë

Nga pushimet në protesta, Berisha: Janë të vonuara,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar sot përpara gazetarëve se opozita do të nisë protestat në shtator, duke theksuar se ato janë tashmë të vonuara dhe të pashmangshme.

“Protestat janë të vonuara. Janë të vonuara. Shqiptarët kanë vetëm një rrugë, kanë rrugën e protestës dhe përballjes me narkoshtetin për të rifituar votën e lirë. Do i nisim pa diskutim. Pa asnjë diskutim. Nuk ka asnjë rrugë tjetër”, deklaroi Berisha.

Duke sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, Berisha e akuzoi se po përpiqet të tërheqë vëmendjen me çështje dytësore, shkruan A2 CNN.

“Urdhëroni cilat ishin zgjedhjet e Edi Ramës dhe ai del si skizoid poshtë e përpjetë për të tërhequr vëmendjen nga këto, merret me drejtorët e bashkisë. Ramaduro nuk shpëton kësaj here. Ramaduro është kapur në çark dhe nuk ka forcë në botë që ta shpëtojë”, u shpreh ai.

Berisha shtoi se opozita po paraqet prova konkrete për manipulimin e zgjedhjeve të 5 majit, duke akuzuar qeverinë për përdorimin e votave jashtë afatit ligjor.

“Prisni, dje e patë, paraqita qindra vota pa asnjë firmë. Nuk kishin firmë fare. Këto ishin me pseudofirma. Por nuk është firma problem këtu, problemi është se janë marrë me datën 13, 14, 15 dhe janë dorëzuar me datën 9 dhe 10 që të mos votojnë. Janë nxjerrë jashtë afatit ligjor të votimit”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos