Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, reagon Lapaj: Qeveria ka nxitur paligjshmërinë për përfitime elektorale

Nga A2 CNN
9 Korrik 2025, 12:27 | Politikë

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, reagon Lapaj: Qeveria ka nxitur

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale ndaj nismës së qeverisë për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Lapaj akuzon qeverinë se ka nxitur paligjshmërinë për përfitime elektorale. “Ne jemi kategorikisht kundër ndërtimeve pa leje, por… Ndërtimet pa leje nuk duhet të tolerohen në asnjë rrethanë. Askush nuk duhet të lejohet të ndërtojë jashtë kuadrit ligjor.  Është fakt që në Shqipëri të marrësh leje është thuajse mision i pamundur. Kanë dashur ta shtyjnë qytetarin gjithë kohës në paligjshmëri që pastaj ta rrjepin nga xhepat e ta mbajnë peng për votën.

Qeveria aktuale, duke shtyrë në mënyrë të përsëritur afatin e legalizimeve para çdo palë zgjedhjesh, ka dhënë një mesazh të qartë: “Ndërtoni tani, na jepni votën dhe ne do t’ua legalizojmë.” Kështu ka ndodhur. Pra, ka qenë vetë qeveria ajo që i ka nxitur qytetarët të ndërtojnë në mënyrë të paligjshme”, shkruan A2 CNN.

Sipas Lapaj, mesazhi që qeveria ka përçuar është i qartë: “Ndërtoni tani, na jepni votën dhe do ua legalizojmë.”

Kjo strategji, sipas Lapajt, jo vetëm që dëmton rendin ligjor, por i trajton qytetarët si mjete për qëllime politike. Në reagimin e tij, kreu i 'Shqipëria Bëhet' ngre alarmin për rastin e 40 objekteve pa leje në një fshat të vetëm, duke vënë në dyshim funksionimin e institucioneve përgjegjëse:

“Si ka mundësi që në vitin 2025, kur Republika ka investuar miliona dollarë në satelitë e dronë për kontrollin e territorit, lejohet ndërtimi pa leje në masë? Kush i ka lejuar? Ku janë zyrtarët e arrestuar për këtë?” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos