Rama-deputetëve të rinj: Doni të rrini vërdallë 4 vjet, apo që kjo rrugë t’ju zgjatet përtej një mandati?

Nga A2 CNN
11 Shtator 2025, 11:54 | Politikë

Rama-deputetëve të rinj: Doni të rrini vërdallë 4 vjet,

“Doni të rrini vërdallë 4 vjet, apo që kjo rrugë të zgjatet përtej një mandati”. Është kjo zgjedhja para së cilës kryeministri Edi Rama vuri deputetët e rinj socialistë të dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Në fjalën e tij para Asamblesë Socialiste, Rama u shpreh: “Nëse doni të dytën gjëja e parë është të ruheni nga tarbiatet e vjetra që gjeni këtu, të vlerësoni mandatin e parë si një gjë që duhet ta fitoni përditë dhe të jeni të parët kudo ku është detyra. Të gjithë bashkë, programi ynë qeverisës s’ka qenë kurrë më i qartë se më konkret se këtë radhë“.

Sipas tij mandati i katërt që shqiptarët iu dhanë socialistëve është fuqi për të drejtuar për të cilën sipas tij duhet qasje e re ndaj problemeve të vjetra dhe sfidave të reja.

“Dua të ndaj me ju mendimin tim se me 83 mandatët që na dhanë shqiptarët, nuk kemi asgjë e zgjedhje tjetër përveçse të prodhojmë në fuqi për të drejtuar si të ishim në mandatin e parë, me energji, ide dhe aftësi të reja por jo vetëm kaq. Duhet të kërkojmë te vetja një domosdoshmëri të brendshme, një shtysë, një forcë nxitëse për ta parë çdo gjë që keni bërë jo me syrin e kënaqur të atij që ka bërë vetë por me sy tjetër. Na duhet syri i atij që e ka ngarkuar për ta bërë si duhet një punë të mirë jo mirë, jo mjaftueshëm nga dikush tjetër. Na duhet një vullnet i ri për të sjellë në mandatin e 4 një qasje, një forcë, një aftësi si të ishte i pari. Duke nxjerrë nga vetja një vete të re. Nuk na mjafton një grup i ri parlamentar për të bërë ca ligje të reja apo një qeveri e re, na duhet një qasje e re ndaj problemeve të vjetra dhe sfidave të reja. Një forcë kompakte, vëllazëri politike e cila funksionon me të njëjtën ambicie dhe disiplinën e një skuadre kampione. Skuadrat kampione janë fuqia e talentit dhe disiplinës, që ushqehet çdo ditë nga ambicia për t’u bërë më të fortë. Na duhet kjo mendësi në çdo fushë, qeverisim parlament e çdo bashki”.

Rama theksoi se në këtë mandat duhet "makineri e pandalshme reformash, projektesh, punësh, inovacionesh, thithje burimesh njerëzore brenda dhe jashtë vendit. Kjo është si unë po e stërvis veten time për këtë mandat, po mësoj dhe është e vështirë t’i shoh dhe po mundohem të gjykoj arritjet e derisotme nga një kënd i kundërt me ku i kam parë tërë këto vite. Po të thosha nga këndvështrimi i një opozitari, krejt ndryshe nga ata që bëjnë opozitën e pasuksesshme ndaj nesh, që as nuk ka ardhur nga hëna të shpëtojë Shqipërinë nga  ne, as nuk ka qylymë fluturues për t’u shitur shqiptarëve që të shkojnë në hënë. Këtu ka shokë e shoqe të një rrugë të gjatë, që dua t’ju them që kush nuk është gati ta përdorë me një sy të ri kritik, kërkues e sfidues pasqyrën ku shikon veten si pjesë e familjes tonë, dhe  më  pas punët e përbashkëta të familjes tonë duhet të stërvitet fort, pa humbur kohë se nga të gjitha gjërat më kryesore, ajo që nuk kemi është koha”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos