"Ngritja më e madhe e pensioneve", Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2025, 10:41 | Politikë

"Ngritja më e madhe e pensioneve", Balla i drejtohet

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, shpjegoi në Kuvend se sa rritet pensioni, duke marrë shembull nënën e tij.

“Sot jemi këtu për të miratuar ngritjen më të madhe të pensioneve në historinë e këtij vendi. Si mund të thuash që qeveria refuzon të ngrejë pensionet? Me reformën e re të pensioneve, garantojmë rritje progresive deri në 2030. Edhe një pension që në kohën tuaj nuk ishte fare, pensioni rural, ne po e çojmë në 18 000 lekë. Nëna ime ka punuar infermiere 42 vjet dhe ia shpjegova sa i rritet pensioni. Në vitin 2026 i rritet 18 mijë lekë çdo muaj, herë 12 muaj, 216 mijë lekë; Në vitin e dytë i rritet 36 mijë lekë, herë 12, i shkon 432 mijë lekë rritja; Në vitin e tretë i shkon 648 mijë lekë; në vitin e katërt i shkon 864 mijë lekë. Totali shkon 2 milionë e 160 mijë lekë rritje”, tha Balla, shkruan A2.

“Kjo është rritja për një pensioniste që ka punuar 42 vjet. Unë e di që pensionisti i vetëm ndër ju nuk ka hall rritjen e pensionit sepse e ka pagën e lartë. Ne flasim për 670 mijë të tjerët, ju keni hallin e pensionistit tuaj”, shtoi Balla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos