Këshilltarët socialistë kërkesë SPAK-ut: Veliaj të jetë prezent në mbledhje

Nga Anesti Barjamemaj
18 Nëntor 2025, 21:01 | Politikë

Këshilltarët socialistë kërkesë SPAK-ut: Veliaj të

Në mbledhjen e së premtes të Këshillit Bashkiak të Tiranës mund të jetë edhe Erion Veliaj prezent. Këshilltarët socialiste në Tiranë i janë drejtuar me një shkresë Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Drejtorisë së Burgjeve, ku kërkojnë që kreu i Bashkisë së Tiranës të jetë i pranishëm në mbledhje.

“Duke qenë se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, ju kërkojmë që, nëse ndaj tij janë duke u zbatuar masa kufizuese, të vlerësohet: lejimi i përkohshëm për pjesëmarrje fizike, ose nëse kjo nuk është e mundur, mundësimi i pjesëmarrjes së tij nëpërmjet një modaliteti të përshtatshëm komunikimi (online, videokonference apo formë tjetër të aprovuar)”.

Kjo kërkesë e këshilltarëve të majtë vjen pas vendimit të tyre që kërkuan shkarkimin e Erion Veliajt, por Gjykata Kushtetuese vendosi që ta kthejë atë në detyrë.

Në dokumentin e siguruar nga A2CNN, sqarohet se këshilltarët socialiste dalin garant se do të përmbushin çdo kërkesë për sigurinë, për shkak se Veliaj ka mbi supe masën e sigurisë arrest me burg.

 “Këshilli Bashkiak është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht për çdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike të institucioneve tuaja, me qëllim garantimin e një procesi ligjor, transparent dhe funksional. Ju lutem të na informoni me shkri mbi vendimmarrjen tuaj, duke pasur parasysh rëndësinë e respektimit të funksioneve institucionale dhe të të drejtës së Kryetarit të Bashkisë për të raportuar para Këshillit Bashkiak”.

Erion Veliaj ndodhet në qeli prej muajit Shkurt. Teksa ka humbur betejën me gjykatën e posaçme për të përfituar një masë më të lehtë sigurie, Veliaj fitoi betejën në Kushtetuese, pasi kjo gjykatë vendosi që shkarkimi i tij të ishte i paligjshëm dhe i riktheu mandatin.

Këshilltarët socialistë kërkesë SPAK-ut: Veliaj të

Në përditësim... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos