Alimehmeti: Bylykbashi nuk duhet të jetë më bashkëkryetar për Reformën Zgjedhore

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2025, 21:40 | Politikë

Alimehmeti: Bylykbashi nuk duhet të jetë më bashkëkryetar

Ilir Alimehmeti nga studio e Off the Record deklaroi se Oerd Bylykbashi nuk duhet të jetë më bashkëkryetar i komisionit për reformën zgjedhore.

Ish-kandidati për deputet, u shpreh se Bylykbashi e pranoi se kodi me të cilin u shkua në zgjedhjet e fundit ishte i gabuar dhe për këtë arsye nuk duhet të qëndrojë në të njëjtin vend, ku mund të bëjë dhe një gabim të dytë.

“Kodi Zgjedhor i realizuar në 2024 ishte një gabim dhe ia kam thënë më herët dhe zotit Bylykbashi. Por kjo do të thotë që kur bën një gabim nuk mund të jesh në të njëjtin pozicion të bësh një gabim të dytë. Sivjet ndryshimi është që nga votat PS mund t’i bëjë vetë ndryshimet. PD duhet të mbajë qëndrime të prera dhe duhet të marrë vendime dhe nga strukturat e PD. Nëse nuk diskutohet kemi një problem të brendshëm. PD e ka pasur në dorë, tani çdo gjë e ka PS.  Bylykbashi e mbrojti në 2024 dhe më pas tha është një kod i gabuar, o nuk e ka kuptuar o ka një problem”, tha Alimehmeti për gazetarin Danglli në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos