All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Njësoj si Ramiz Alia”, Berisha komenton në A2 CNN mitingun e Ramës me punonjësit e bashkisë

Nga Anesti Barjamemaj
20 Shkurt 2025, 23:37 | Politikë
All - Paragraf - 1

“Më pëlqeu takimi, siç e patë edhe vetë ishte antimitingu më i heshtur i regjistruar në historinë e njerëzimit”. 

Kështu e cilëson Sali Berisha mitingun e mbajtur nga Edi Rama me punonjësit e Bashkisë së Tiranës në sheshin “Skënderbej”. I ftuar në emisionin “Debat” në A2 CNN, lideri demokrat e cilësoi këtë takim si nisjen e numërimit mbrapsht të pushtetit të Ramës dhe e krahasoi me një organizim të ngjashëm të ish-liderit të fundit komunist Ramiz Alia, në vitin 1990. 

All - Paragraf - 3

“Në 1990, Ramiz Alia thirri një miting të kësaj natyre. Ai miting firmosi dhe rrokullisjen drejt fundit të tij. Edi Rama bëri të njëjtën gjë”, tha Berisha.

Pohoi se e kishte ndjekur me shumë vëmendje fjalimin e kundërshtarit të tij politik dhe, sipas tij, Rama tregoi frikë: “I jap vetes kurajo me këtë miting”. 

Duke u kthyer te deklaratat e tij në ditët e fundit për shkrirjen e SPAK, Berisha për të përforcuar qëndrimin e tij mori si shembull Presidentin amerikan, Donald Trump: “Tre ditë më parë, Donald Trump ka shkrirë prokurorinë e Nju Jorkut. Dy ditë më parë, Donald Trump ka shkarkuar të gjithë prokurorët e emëruar nga Joe Biden. Sepse vetëm e vetëm janë dëshmuar prokurori politike.”

All - Paragraf - 6

Por, kur pyetet për bashkimin e votave me Edi Ramën kundër Reformës në Drejtësi, Berisha mohon çdo mundësi për këtë skenar.  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos