“Nuk iki se kam një luftë për të mbaruar", Rama u përgjigjet kritikëve: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2025, 18:00 | Politikë

“Nuk iki se kam një luftë për të mbaruar", Rama u

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikëve që i kërkojnë që të largohet, duke theksuar se nuk ikën pasi “ka një luftë për të mbaruar”.

“Disa më pyesin se pse nuk iki? Ca të tjerë përgjigjen: Nuk ikën ai se është i pangopur. Nganjëherë kur llumi, helmi, zhurma bëhen një potere e madhe, pyes edhe unë vetën “çfarë dua akoma që rri dhe mbaj këto jashtëqitje gojësh të shthurura, mendjesh gjysmake dhe shpirtra të varfërsh mbi fytyrë dhe për çfarë arsye duhet që familja ime të durojë këtë qenëri mesjetare. Përgjigja është sa e thjeshtë, aq edhe e pakundërshtueshme brenda meje: Nuk iki se kam një luftë për të mbaruar. Se nuk e kam thënë ndonjëherë, por mua më ka futur në këtë luftë shiu dhe balta e varrezave të Sharrës. Kur erdha atëherë nga Franca për të përcjellë tim atë, kur u ktheva në shtëpi pas varrimit sikur u ktheva nga lufta. Me baltën deri në gju. Prandaj aty nuk i ika dot tundimit që t'i thoja PO thirrjes së Fatos Nanos për t'u përfshirë në qeveri", tregoi Rama.

"Pastaj rruga e jetës politike, fati i shkruar më nxori në krye të Bashkisë së Tiranës, tamam kur ishte mbledhur balta dhe pluhuri i një shteti pa kontroll. Ku pushtohej çdo pëllëmbë e lirë dhe pemët binin çdo ditë si njeri i pushkatuar. Lufta përballë llumit dhe një deti paragjykimesh do ta bëjë Albanian shtetin e ri të BE në 2030. Kjo e imja është një luftë me historinë dhe për historinë”, shtoi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos