Rama çon në Presidencë vakancat në 6 bashki, mes tyre dhe Tirana

Nga A2 CNN
30 Shtator 2025, 12:03 | Politikë

Rama çon në Presidencë vakancat në 6 bashki, mes tyre dhe

Kryeministri Edi Rama ka vënë në dijeni zyrtarisht presidentin e Republikës, Bajram Begaj për vakancat në disa bashki të vendit, ku sipas ligjit pritet të ketë zgjedhje të pjesshme për zgjedhjen e drejtuesve të rinj.

Kështu, kreu i qeveria ka dërguar në presidencë vakancat për Bashkitë e Tiranës, Beratit, Tepelenës, Cërrikut, Matit dhe Vlorës.

Në shkresën e mbërritur në këtë institucion, kërkohet nga presidenti që të shpallë datën e zgjedhjeve brenda afateve të përcaktuara nga ligji.

Krerët e disa prej këtyre bashkive lanë vendet bosh para 11 majit për të kandiduar për deputetë, ndërkohë që kryebashkiaku i Vlorës dha dorëheqjen vetëm pak javë më parë.

Situata më e ndërlikuar paraqitet me bashkinë e Tiranë, ku kryebashkiaku i shkarkuar tashme nga këshilli bashkiak dhe më vendim të qeverisë ka ankimuar në Kushtetuese vendimin, gjë që mund të mbajë peng dhe mbajtjen e zgjedhjeve të pjessshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos