“Para të nxjerra jashtë Shqipërisë me çanta”, Këlliçi: Mërtiri e Zoto kanë avulluar miliona euro

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2023, 21:21 | Politikë


Gjykata e Posaçme la sot në fuqi masat e sigurisë për 14 nga 15 personat e hetuar nga SPAK në lidhje me inceneratorin e Tiranës, për të cilat u mësuan mbrëmjen e së premtes, e ku përfshihen edhe zyrtarë e bashkëpunëtorë të Erjon Veliajt në Bashkinë e Tiranës dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit.

Për këtë çështje u diskutua mbrëmjen e së hënës në Debat nga Alba Alishani, ku i ftuar ishte edhe Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD, Rithemelimi, i cili u shpreh se Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto kanë avulluar miliona euro.

“Prokuroria e ka evidentuar se Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto kanë tërhequr një pjesë të parave që janë paguar. Sot që flasim janë vetëm 30 mijë euro në llogarinë e inceneratorët të Tiranës, ndërsa 60 milionë që janë paguar deri tani kanë avulluar”, tha Këlliçi.

Ai tha më pas se deri tani janë çuar dëm të paktën 130 milionë euro. “Kjo ka ndodhur sepse plehrat vijojnë si në Elbasan, Tiranë apo Fier sepse plehrat vijojnë të depozitohen në landfill, nuk ka incenerim. Kjo është çështje politike e vullnetit politik”, tha Këlliçi në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos