Parlamenti miraton Kryesitë dhe anëtarët socialistë të Komisioneve, ja si u ndanë votat

Nga A2 CNN
16 Shtator 2025, 17:18 | Politikë

Parlamenti miraton Kryesitë dhe anëtarët socialistë të

Ditën e sotme janë zgjedhur Kryesitë e Komisioneve Parlamentare dhe anëtarët socialistë në Kuvendin e Shqipërisë, shkruan A2 CNN.

Kuvendi miratoi kryetarët dhe zevendës-kryetarët e propozuar nga Partia Socialiste, ndërsa emrat e propozuar nga PD nuk u votuan.

Kjo pasi emrat e miratuar në Grupin e PD-së nuk janë depozituar zyrtarisht në Kuvend, prandaj edhe nuk u hodhën fare në votim.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se në sallë ishin 78 deputetë prezentë, 77 prej të cilëve votuan pro emrave të propozuar, një deputet votoi kundër, ndërsa abstenim nuk kishte asnjë.

Po ashtu bëhet e ditur se PD bojkotoi seancën e sotme plenare, ndërsa Partia e Lirisë ishte e pranishme në sallë, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos