Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të takohet ditën e nesërme në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Mësohet se takimi mes dy liderëve do të mbahet në selinë e NATO-s dhe pritet të fillojë herët në mëngjes, në orën 09:00, sipas axhendës të botuar në faqen zyrtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Gjatë këtij takimi kryeministri Rama dhe Sekretari Rutte do të mbajnë një fjalim të përbashkët, përcjell A2 CNN.
Ky takim është pjesë e vizitës zyrtare të Ramës në Bruksel, ku ai ndodhet në kuadër të Konferencës së 6-të Ndërqeveritare për zgjerimin e Bashkimit Evropian.
Kujtojmë se ditën e sotme Bashkimi Evropian hapi negociatat për 4 kapituj të tjerë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Union. (A2 Televizion)