Endrit Braimllari, ish-kandidat për deputet i Partisë Socialiste, i ftuar në studion e “Ditarit” në A2 CNN, deklaroi se sa herë që Partia e Lirisë ka probleme, përmend emrin e tij.
“Është kthyer në situatë qesharake. Kam një vit e gjysmë që jam larguar nga ajo parti dhe sa herë që kanë ndonjë siklet ata, përmendin emrin tim. Është një përpjekje për të goditur imazhin tim, për të më intimiduar në qëndrimet e mia politike dhe për të hequr vëmendjen nga thelbi i çështjes. Unë nuk kam lidhje me lobimin dhe jam i papërfshirë”, tha Braimllari.
“Kur dëgjoj disa deklarata, bindem që kam marrë vendimin e duhur dhe në kohën e duhur për të nisur një angazhim të ri politik. Ndihem shumë mirë në Partinë Socialiste. Nuk kam më lidhje me të shkuarën time, por jam i detyruar të përgjigjem”, shtoi Braimllari.
(A2 Televizion)