All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Partia Demokratike feston Vitin e Ri, Lulzim Basha bëhet DJ

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2023, 21:26 | Politikë
All - Paragraf - 1

Partia Demokratike po feston këtë mbrëmje Vitin e Ri. Dhe, kryetari i saj Lulzim Basha duke se ka marrë rolin e DJ-t.

All - Paragraf - 3

Në disa video të publikuara në rrjetet sociale nga deputeti demokrat Kreshnik Çollaku, Basha shihet pranë DJ-t duke kënduar dhe kërcyer.

Demokratët e asaj që njihet si PD-ja zyrtare janë mbledhur në një nga baret e kryeqytetit dhe po festojnë teksa po lënë pas një vit jo dhe aq të mbarë për forcën politike në të cilën bëjnë pjesë.

Zgjedhjet lokale të 14 majit i humbën, PD vijon të jetë e ndarë në disa grupime dhe së fundmi janë bërë edhe zotime se ndoshta muaji i parë i 2024 do t’i gjejë disi më të bashkuar.

Belind Këlliçi deklaroi mbrëmjen e së mërkurës në “Debat” nga Alba Alishani se po punohet për një bashkim të Rithemelimit me grupimin e Gazment Bardhit. Ai foli për një bashkim të demokratëve jo vetëm si Grup Parlamentar, por edhe në struktura në fillim të janarit.

All - Paragraf - 7

Deri atëherë, teksa demokratët e Bashës festojnë Vitin e Ri, ata të “Rithemelimit” po presin me sytë nga SPAK për masën e sigurisë që do të jepet për liderin e tyre Sali Berisha. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos