Sali Berisha thotë se Edi Rama është i tmerruar nga PD, pasi mësoi se Partia Demokratike ka marrë avokatin e presidentit Donald Trump, për kauzat e drejta të shqiptarëve.
Sipas Berishës, PD punon me amerikanët dhe fuqizohet, ndërsa akuzon Ramën se bashkëpunon me bandat në Shqipëri.
“Ne jemi më të fortë së kurrë, sepse fushatën tonë, e projektoi, e drejton, kryestrategu i fushatës më të suksesshme elektorale në historinë e njerëzimit, rikthimit të presidentit Donald Trump, Chris LaCivita. I ra derës me grushta atë ditë që doli Chris LaCivita në konferencë shtypi. Por miq, këto dy ditë është i tmerruar edhe më shumë, sepse mësoi se Partia Demokratike ka marrë për avokat të kauzave tuaja të drejta, për avokat të kauzës së drejtë të çdo shqiptari, të votës së lirë shqiptarëve, avokatin e presidentit Donald Trump. Imagjinoni tani miq. Në një anë opozita me Chris LaCivitanë, në anën tjetër ai me Vullnet Sinën, një hajdut, një deputet që duhet të dorëzonte mandatin dhe që infektoi Shqipërinë me mallra të skaduara. Imagjinoni pak, opozita Partia Demokratike, ju të gjithë me avokat, një vigan, avokatin e presidentit Donald Trump, kurse ai me bandat, me Suel Çelën, me Bajrat, me Hajrat, dhe me të tjerë. I them unë këtu para jush, janë tmerruar se në mënyrë absolute do të shpallen grupe terroriste me datën 12 maj, dhe Edi Rama bashkëpunëtor kryesor i tyre. Po, po. Kështu që edhe ato pak shpresa ju shuan, Edi Rama të ardhme nuk ka. Fitorja është e njerëzve të lirë, e qytetarëve të lirë, e atyre që besojnë tek shpirti madhështor i shqiptarit, tek Kuçova Madhështore, Shqipëria Madhështore”, tha Berisha gjatë një takimi elektoral nga Kuçova. (A2 Televizion)