Dy ditë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, Këshilli i Ministrave bëri një ndryshim në vendimin për “Për procedurën e sigurisë së gjyqtarëve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”.
Sipas këtij ndryshimi, kryetarëve të gjykatave kundër krimit dhe korrupsionit dhe drejtorit të BKH i sigurohet mbrojtja me një truprojë të nivelit bazë dhe truprojë të nivelit të mesëm gjatë kohëzgjatjes së mandatit dhe për një afat jo më shumë se 2 vjet pas përfundimit të tij.
Gjithashtu, mbrojtje personale me truprojë të nivelit bazë dhe truprojë të nivelit të mesëm i sigurohet dhe kreut të SPAK, por ky i fundit e përfiton këtë mbrojtje deri në 3 vite pas fundit të mandatit.
Reagimi i këshillit të ministrave vjen në një kohë kur prokurorë dhe gjyqtarë shprehën shqetësimin për sigurinë e tyre, pas ekzekutimit të kolegut Kalaja në krye të detyrës. (A2 Televizion)