“Pasqyra Albania”, Berisha: Mashtrimi i fundit i Ramës, protesta e ka gërryer

Nga A2 CNN
24 Gusht 2026, 14:51 | Politikë

Platformën “Pasqyra Albania”, që kryeministri Edi Rama e prezantoi si një mundësi për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve për problemet me administratën, Sali Berisha e shikon krejt ndryshe.

Sipas tij, Rama po u vendos një mur qytetarëve për t’i mashtruar, duke shtuar se platforma do të

Berisha: “Pasqyra e Edi Ramës është mashtrimi i fundit i tij, sepse, siç e shihni, është i rrënuar, besoj se e keni parë. Nuk ka. Është i rrënuar. E vërteta, duhet ta pranojmë, se kjo protestë ia ka gërryer shpirtin, e ka boshatisur, e ka zvetënuar”.

Por edhe vetë PD-ja do të ketë një platformë ndryshe të komunikimit me qytetarët. Në daljen për mediet, lideri demokrat tregoi detaje se si do të funksionojë.

Berisha: Janë bërë studime të rëndësishme, janë nxjerrë konkluzione dhe, mbi bazën e tyre, do të ndodhë ajo që ne e kemi quajtur Ripërtëritje! Por, në rastin konkret, partia rikthehet te anëtarët, mbështetësit, roli, funksionet, idetë, veprimtaritë e tyre”.

Berisha konfirmoi se në këtë platformë do të ketë një sistem vlerësimi për angazhimin e gjithsecilit dhe pranoi se një nga dobësitë e demokratëve janë rrjetet sociale.

Sali Berisha: Do të jenë të gjitha standardet ndërkombëtare të përdorura nga partitë më demokratike në Evropë dhe në botë, të cilat nuk synojnë as kryqëzimin, as përjashtimin, por synojnë, para së gjithash, hapësirën në të cilën secili të tregojë veten me veprimtarinë e tij. Është një proces i thellë transformues i kësaj partie. Partia duhet të ndryshojë dhe do të ndryshojë”.

Teksa është në prag edhe nisja e sesionit të ri parlamentar, kryetari i opozitës pohoi se bojkoti nuk është opsion.

“Ne vendim për t’u larguar nga parlamenti nuk marrim”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos