
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video nga Pogradeci, ku po zhvillohet dita e dytë e mbledhjes me ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste.
“Me Diellën dhe Mirelën përpara fillimit të Ditës II të maratonës përgatitore”, shkruan Rama në postimin e tij, duke shoqëruar mesazhin me një video.
Në ditën e dytë të takimit, ministrat po raportojnë për punën e tyre dhe prioritetet që kanë për vitin e dytë të mandatit të katërt qeverisës.
Ndërkohë, gjatë ditës së parë të mbledhjes, Rama u kërkoi drejtuesve politikë të analizojnë pakënaqësitë e qytetarëve në bashkitë e drejtuara nga socialistët, si dhe të forcojnë komunikimin e drejtpërdrejtë me ta. (A2 Televizion)