Berisha: PD do të ripërtërihet, partia do të rikthehet te anëtarët dhe mbështetësit

Nga A2 CNN
24 Gusht 2026, 12:52 | Politikë

Berisha: PD do të ripërtërihet, partia do të rikthehet te

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar disa prej prioriteteve të platformës për modernizimin e PD-së, e cila pritet të miratohet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar ditën e enjte.

Berisha e cilësoi këtë proces si “Ripërtëritje”, duke theksuar se bëhet fjalë për një proces të gjithanshëm që synon forcimin dhe modernizimin e partisë.

Sipas Berishës, një nga objektivat kryesore do të jetë përmirësimi i komunikimit dhe zgjerimi i hapësirave për anëtarët dhe mbështetësit e PD-së.

Berisha: Platforma, apo do t’i referohemi Ripërtëritja, është një proces i gjithanshëm i kësaj partie.

Në rastin konkret, komunikimi, roli, hapësirat për anëtarin dhe mbështetësin e PD, do të jenë objektivat më të afërta të saj.

Pra, janë bërë studime të rëndësishme, janë nxjerrë konkluzione dhe mbi bazën e tyre do të ndodhë ajo që ne e kemi quajtur Ripërtëritje!

Por në rastin konkretin partia rikthehet tek anëtarët, mbështetësit, roli, funksionet, idetë, veprimtaritë e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos