"Rifreskim i administratës publike, përulësi...", mesazhet e Ramës në ditën e dytë të mbledhjes me ministrat

Nga Artin Halili
24 Gusht 2026, 14:26 | Politikë

"Rifreskim i administratës publike, përulësi...",

Kryeministri Edi Rama po zhvillon dita e dytë të mbledhjes me ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste.

Në ditën e dytë të takimit, ministrat po raportojnë për punën e tyre dhe prioritetet që kanë për vitin e dytë të mandatit të katërt qeverisës.

Rama deri në këto momente nuk ka folur shumë në takim, shkruan A2. Të vetmet fjalë të tij kanë qenë për rifreskim të administratës publike, për më tepër përulësi, për Besën, Praninë Besnike dhe mënyrën se si paraqitet PS në media.

Ministrat kanë folur për objektivat dhe arritjet e tyre, ndërsa në orën 17:00 Rama do të bëjë një rezyme të dy ditëve në Pogradec. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos