“Patriotët të vijnë në shesh”, Berisha: Ja pse duhet të protestojmë ditën e hënë

Nga A2 CNN
4 Tetor 2024, 13:10 | Politikë

“Patriotët të vijnë në shesh”, Berisha: Ja pse

Në një videokonferencë me gazetarët këtë të premte, Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në protestën e së hënës në Tiranë.

Berisha renditi arsyet pse shqiptarët duhet të bashkohen me protestën e 7 tetorit në Tiranë, shkruan A2.

“Dua të përsëris edhe njëherë thirrjen time dhe të PD për çdo demokrate e demokrat, për çdo opozitare e opozitar të vërtetë, për çdo qytetare dhe qytetar shqiptar, që beson tek vota e lirë, që beson se vullneti i tij duhet të respektohet, që beson tek Kushtetuta dhe shteti ligjor, që beson se Edi Rama në të gjithë qenien e tij është një armik i egër i votës së lirë.

Është një armik i egër i shtetit ligjor dhe demokracisë. Se ai ka instaluar në Shqipëri autokracinë elektorale, në të cilën me industrinë e blerjes së votës, me shtetin e tij elektoral, me makinerinë gjigante të frikësimit të zgjedhësve, kontrollon njëlloj si në diktaturat ideologjike, vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Thirrja ime është, ditën e hënë, në ora 18:00, të gjithë marshim në Tiranë për të drejtat tona më themelore. Për një qeveri teknike dhe zgjedhje të drejta. Kundër dhunës ndaj opozitës dhe arrestimeve politike. Kundër vjedhjeve të pashembullta në historinë e këtij vendi nga personalisht Edi Rama dhe klani i tij kriminal. Kundër narkoshtetit që ka shndërruar Shqipërinë në protektorat të mafies më të keqe të Europës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos