PD e pakënaqur me Zelenskyn, Berisha: Fatkeq për qëndrimin që dha ndaj Kosovës

Nga A2 CNN
10 Gusht 2026, 14:47 | Politikë

Deklarata në Serbi e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se nuk do të njihnin kurrë pavarësinë e Kosovës, nuk është mirëpritur as nga Partia Demokratike.

Sali Berisha gjatë një komunikimi me median shprehu keqardhje për qëndrimin që e cilëson  në kundërshtim me vendimet dhe frymëm e NATO-s dhe planit Ahtisarit.

“Deklarata e presidentit Zelenski është jashtë çdo konteksti, dhe mendoj unë, interesi për vendin e tij. Ndaj dhe Partia Demokratike e cilëson atë një deklaratë krejtësisht pa vend, krejtësisht të papranueshme dhe do të thosha një deklaratë fatkeqe në një vend që s'duhej bërë kurrë dhe për pavarësinë e Kosovës”, tha Berisha, shkruan A2.

Megjithatë, Berisha shton se kjo nuk duhet të ndikojë në qëndrimin që shqipëria ka lidhur me agresionin rus dhe solidaritetit me popullin ukrainas: “Shqiptarët dhe Shqipëria duhet të mbeten të palëkundur në mbështetjen e Ukrainës ndaj agresionit rus. Në qoftë se presidenti bëri një deklaratë të tillë, ne nuk e harrojmë dhe ne nuk pranojmë këtë deklaratë, por natyrisht nuk mund të bëhet fjalë që ne të ndryshojmë qëndrimin ndaj agresionit barbar rus”.

Lideri demokrat u pyet edhe për propozimin e Aleksandër Vuçiç që Ukraina të mbështesë nismës e tij dhe të Edi Ramës, që mund të bëhet pjesë e BE pa të drejta të plota, por tha se këto deklarata janë qesharake dhe të papranueshme.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos