“Nuk krahasohet me asnjë rast në botë”, Shqipëria qorton Ukrainën dhe Serbinë: Njihni Kosovën!

Nga Xhevahir Qardaku
9 Gusht 2026, 12:49 | Politikë

Shqipëria qorton Ukrainën dhe Serbinë, teksa u rikujton se Kosova është një shtet i pavarur. Përmes një deklarate, ministria e jashtme reagon ndaj deklaratave të bëra nga presidentët Volodymyr Zelensky dhe Alekandër Vuçiç, duke ofruar mbështetjen për Kievin, por duke kërkuar të njëjtën gjë dhe për sovranitetin, pavarësinë për Kosovën në familjen euroatlantike.

Nuk duhet të ketë keqkuptime në këtë pikë: çdo përpjekje për të vendosur një paralele ose për të krijuar një ekuacion midis Kosovës dhe çdo situate tjetër ndërkombëtare është e gabuar, oportuniste dhe thellësisht çorientuese. Rasti i Kosovës qëndron mbi themelet e veta historike, politike dhe ligjore. Me kërkesë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ishte e prerë: Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare.”

Më tej ministria e jashtme shpjegon se “agresioni i Rusisë kundër Ukrainës përbën një shkelje të rëndë të Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare, si dhe një shkelje flagrante të rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

Nga perspektiva e Shqipërisë, një parim është themelor: një Ballkan Perëndimor paqësor, i qëndrueshëm dhe europian kërkon pranimin e realitetit dhe pakthyeshmërisë së pavarësisë së Kosovës. Pavarësia e Kosovës ka kontribuar në stabilitetin rajonal dhe është pjesë e një të ardhmeje në të cilën kufijtë nuk ndryshohen me forcë, dhe ku popujt dhe komunitetet mund të përcaktojnë të ardhmen e tyre në paqe dhe siguri.

Më tej, Shqipëria mbështet normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë me njohje të ndërsjellë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos