Vangjel Tavo shkrin IMT-në e Himarës, pas konstatimit të ndërtimeve pa leje

Nga Edi Ruçi
10 Gusht 2026, 13:21 | Politikë

Vangjel Tavo shkrin IMT-në e Himarës, pas konstatimit të

Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka vendosur të shkrijë tërësisht strukturën e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Himarë, pas konstatimit të ndërtimeve pa leje në territorin e bashkisë.

Vendimi vjen në një kohë kur problematika e ndërtimeve pa leje dhe mënyra e kontrollit të territorit janë kthyer në një prej çështjeve më të diskutuara në Himarë. Sipas burimeve, neglizhenca në ushtrimin e detyrës dhe favorizimi i ndërtimeve të paligjshme janë ndër arsyet që kanë çuar në këtë vendim.

Me shkrirjen e strukturës, Bashkia Himarë pritet të riorganizojë mënyrën e kontrollit dhe inspektimit të territorit, duke synuar një strukturë të re që do të ketë përgjegjësi për evidentimin dhe parandalimin e ndërtimeve pa leje.

Ky është rasti i dytë që kryebashkiaku Vangjel Tavo vendos të shkrijë strukturën e IMT-së në Himarë. Një vendim i ngjashëm ishte marrë edhe më 9 qershor 2025, kur struktura ishte shkrirë më parë.

Vendimi i fundit i kryebashkiakut vjen pas evidentimit të rasteve të reja të ndërtimeve pa leje dhe ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si është ushtruar kontrolli i territorit nga strukturat përgjegjëse deri më tani.

Tashmë pritet të shihet se cila do të jetë struktura e re dhe nëse riorganizimi do të sjellë një kontroll më të rreptë ndaj ndërtimeve pa leje në territorin e Bashkisë Himarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos