PD kërkoi debat për Integrimin, Balla: Të riformulojnë kërkesën sipas rregullores

Nga A2 CNN
30 Shtator 2025, 11:24 | Politikë

PD kërkoi debat për Integrimin, Balla: Të riformulojnë

Mazhoranca nuk ka pranuar mocionin për debat të opozitës, duke theksuar se kërkesa e paraqitur nuk është e qartë dhe nuk përmbush rregulloret e Kuvendit.

Taulant Balla shpjegoi në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit, arsyet pse mazhoranca nuk i dha “ok” një kërkese për mocion me debat për Integrimin të paraqitur nga kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

Ashtu siç deklaroi edhe në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Balla tha se do pranohen kërkesat e opozitës vetëm kur ato të jenë në përputhje me rregulloren e Kuvendit.

Sipas Ballës është në dorën e opozitës që të shtyjë përpara mocionin, duke e bërë më të sofistikuar dhe më pas të riformulojë kërkesën e saj për debat deri më 9 nëntor.

Duhet të lexoni proces-verbalin e mbledhjes. Kërkuan mocion me debat për programin qeverisës në vijim dhe 4 çështje të tjera. Ne pranojmë të miratojmë çdo kërkesë të opozitës, bazuar në rregulloren parlamentare, që njihen. Rregullorja e Kuvendit përcakton se mocioni për debat kërkon kërkesë të qartë, por jemi ndeshur me 6 çështje. Në një moment, na u tha se duam debat për integrimin, e njëherë tjetër çështje. Unë shpresoj që deri të enjten, datë 9 nëntor, kur do jetë seanca, opozita të kenë riformuluar kërkesën dhe ne do e miratojmë”, tha Balla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos