"Parlamenti, si ai i 1997", Krasniqi: Pse Kuvendi duhet t'i kthehet normalitetit urgjentisht

Nga A2 CNN
29 Shtator 2025, 22:40 | Politikë

“Parlamenti ka nevojë të kthehet në normalitet, si strukturë, si agjendë, si vend pune... deri tani nuk është normal. Sepse thua që duam të hyjmë në BE pas 3-4 vitesh dhe e fillon ditën e parë të punës me një sjellje që është e denjë për Shqipërinë e vitit 1997”.

Kështu u shpreh politologu Afrim Krasniqi në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

Sipas tij, “në momentin kur kreu i grupit parlamentar opozitar kërkon fjalën, në mënyrë automatike i jepet fjala”.

“Kur ka incidente, siç ndodhi ajo me Diellën, seanca ndërpritej, negociohej problematika dhe rifillonte përsëri. Ka gjithmonë zgjidhje. Ideja është që duhen ndërtuar strategji dhe i duhen përshtatur realitetit, duke i folur atyre që janë jashtë sallës. Ne që e shohim nga jashtë Parlamentin, tmerrohemi. Janë njerëzit nga më të paguarit në Shqipëri, kanë një detyrë të vështirë se miratojnë ligje, por pyetja është a i ushtrojnë 3 funksionet bazë kushtetuese?”, tha Krasniqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos