“Jam dakord që për një vend si Shqipëria janë shumë 140 deputetë”.
Kështu u shpreh Luan Baçi në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.
“Do të isha plotësisht dakord me shkurtimin e numrit të deputetëve”, përforcoi më tej deputeti demokrat.
Ndërsa pedagogia Arsejda Gjyli mendon se çështja nuk është te sasia, por te cilësia e deputetëve.
“Edhe mua më është dukur interesant ky propozim, por a do të prodhojë rritjen e cilësisë së parlamentarizmit? Le të jenë 140 deputetë nëse ka cilësi. Nëse shkurtojmë numrin, a e rrisim cilësinë? Çështja është se ku do të mbështetet strategjia për të rritur cilësinë e Parlamentit”, tha Gjyli. (A2 Televizion)