"Duhet foltore 2 në PD"- Ted Kopliku zbërthen skemën: Do promovojmë talentet, ja ç'duhet të bëjë opozita

Nga A2 CNN
29 Shtator 2025, 22:37 | Politikë

Ish-kandidati i PD për deputet, Tedi Kopliku, është shpehur se një Foltore 2 nuk do i bënte aspak keq Partisë Demokratike.

Komentet Kopliku i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, ku tha se departamenti Brain Gain, ku bën pjesë edhe ai vetë, ka propozuar luftë me propagandën e qeverisë së PS-së dhe afrimin e ‘talenteve’ në PD.

Ai tha gjithashtu se gjatë këtyre tre viteve, Departamenti Brain Gain ka arritur disa suksese, sidomos për t’i dhënë elitave të larguara nga vendi në diasporë mundësinë të bëjnë politike nga vendet ku ata jetojnë.

“Unë e kam thënë edhe gjatë shpalljes së kandidaturës për të drejtuar Departamentin Brain Gain, që ky departament duhet të ekzistojë si qendër e mendimit strategjik brenda PD-së. Duhet të fokusohemi te lufta me propagandën. Ne kemi bërë 3 manuale për anti-propagandën. Një për militantin demokrat që duhet të vihet në qendër të fushatave elektorale.

Duhet të kthehemi edhe njëherë te baza. Për mendimin tim nuk do i kishte bërë aspak keq PD-së një foltore e dytë. E dyta duhet të jetë funksioni që ka në bazë departamenti Brain Gain që është lidhja me elitat intelektuale jashtë vendit por edhe brenda tij. Gjëja që e kemi arritur me sukses për 3 vitet e para, pasi u kemi dhënë elitave të larguara nga vendi në diasporë mundësinë të bëjnë politike nga vendet ku ata jetojnë.

Dhe e treta është strategjia që duhet t’i propozojnë në mënyrë të herë pas hershme PD-së përsa i përket kryesisë së PD-së, degëve të PD-së, grupit parlamentar dhe për mendimin tim përtej kësaj, PD duhet të dalë nga kufizimi vetëm me grupin parlamentar të PD-së, sepse ka pafund talenta politik që janë provuar edhe përgjatë zgjedhjeve, por edhe përtej kësaj. Këtë e ka treguar edhe vetë Departamenti Brain Gain”, tha mes të tjerash Kopliku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos