PD nis bojkotin e komisioneve parlamentare, demokratët mblidhen sot në seli

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2025, 09:03 | Politikë

PD nis bojkotin e komisioneve parlamentare, demokratët mblidhen sot në

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka nisur sot bojkotin e përkohshëm të punimeve në Kuvend, duke refuzuar pjesëmarrjen në mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Vendimi është marrë dje, ndërsa në një mesazh të dërguar deputetëve, kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, ka urdhëruar që asnjë deputet demokrat të mos marrë pjesë në komisione deri në një vendim të ri.

“Të hënën, datë 10 nëntor 2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, nuk duhet të mungojë askush. Derisa grupi të vendosë, asnjë deputet nuk merr pjesë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky është një reagim i përkohshëm i grupit parlamentar, derisa të merret vendimi final”, thuhet në mesazhin e Bardhit.

Bojkoti pritet të zgjasë deri në përcaktimin e një qëndrimi përfundimtar nga grupi demokrat, që do të mblidhet sot për të diskutuar hapat e mëtejshëm në raport me Kuvendin dhe qeverinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos