“PD po ripërtërihet”, Hoxha: Janë afruar shumë figura të reja, partia po i përshtatet kohës

Nga A2 CNN
15 Korrik 2026, 20:37 | Politikë

Anëtari i Kryesisë së PD, Atird Hoxha, thekson se PD ka dhënë shembuj konkretë të ripërtëritjes si parti.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Hoxha vë në dukje se në të gjitha sekretariatet e selisë blu po votohen njerëz të rinj, ku përfshihen zonja, të rinj dhe profesionistë fushave të ndryshme.

Mbështetja për PD-në rritet çdo ditë. PD po i përshtatet kohës, ashtu siç është përcaktuar në ripërtëritjen dhe modernizimin e saj. Janë afruar shumë figura të reja. Edhe Kryesia e PD 14 nga 20 anëtarë janë të rinj për herë të parë, jo të rinj në moshë vetëm. Ne nuk kemi pse të fokusohemi te emra të caktuar për të thënë që PD nuk po ripërtërihet, ashtu siç është kryetari i partisë që është zgjedhur me një anëtar një votë. Ne japim shembuj konkret të ripërtëritjes së PD. Të gjithë sekretariatet që sot janë duke u votuar janë njerëz të rinj, profesionistë të rinj, zonja, djem dhe burra të cilat kanë çfarë të japin në PD”, tha Hoxha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos